Soros: Mbeten 3 muaj për të shpëtuar euron
Artikuj Tjerë
- Kosova e Lihtenshtajni me marrëveshje për ripranim të azilkërkuesve
- Rregulla të reja për azilin
- Ballkani ka shanse reale për në BE
- Pengesat në marrjen e vizave
- Viza e parë kosovare
- Kosova ndër dhjetë vendet e para me kërkesa azili në Austri
- BE rivendos kontrollin kufitar në zonën e Shengenit
- Fyle nga Ohri do të përcjellë mesazhe bashkëpunimi
- Shqipëria nuk solidarizohet me Kosovën
- Në Maqedoni nis konferenca, Kosova bojkotohet
Në një prononcim për prestigjiozen italiane Corriere della Sera, Soros tha se çdo gjë varet nga kreditorët, Gjermania e Angela Merkel dhe Bundesbank (Banka Gjermane).
Papërkulshmëria e tyre po vë në rrezik vetë mbijetesën e një objekti fantastik, atij Bashkimi Europian të themeluar në principet e një shoqërie të hapur, demokratike, pluraliste e respektuese të të drejtave të njeriut, e cila tani po has pengesa, sepse integrimi financiar nuk është ndjekur nga një integrim i vërtetë dhe i duhur politik.
George Soros njihet si guru (udhëheqës shpirtëror) i financës spekulative, filantrop, i njohur për përfitimet nga dobësia e lirës dhe sterlinës në vitin 1992 me një nga hedge fund-et (fondet mbrojtëse) më të njohura në botë: Quantum.
Miliarderi me origjinë hungareze merrte pjesë në Festivalin e Ekonomisë në Trento ku dha këshilla, bëri sugjerime dhe vlerësime mbi drejtuesit europianë, për sa i përket ekonomisë. Deklarata e tij dukej e mbështetur edhe nga Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili gjatë një vlerësimi për ekonominë botërore tha gjatë fushatës elektorale në Majnesota se frenimi i zhvillimit të ekonomisë globale ka ndodhur për faj të krizës së eurozonës.
Ky objekt fantastik (BE) ka funksionuar fillimisht sepse gjermanët po merreshin me unifikimin dhe ka pasur maksimumin e realizimit me Traktatin e Maastricht. Por, loja u prish kur u bë e qartë se gjermanët nuk ishin të gatshëm për të ndarë borxhin e madh të vendeve të tjera europiane.
Ja pse receta është një e vetme dhe nuk mund ta përshtatë as Merkel: një sistem komunitar në mbulim të depozitave të bankave për të ndaluar ikjen e kapitaleve nga zona euro. Sipas Soros, monedha unike europiane tashmë ka arritur të godasë edhe rritjen ekonomike ndërkombëtare.
Kemi tre muaj kohë për të zgjidhur problemin, që ka natyrë bankare dhe konkurrence, jo fiskale. Herët a vonë këtë duhet ta kuptojë edhe Gjermania, ka shtuar ai. Financieri komentoi edhe mbi kritikat për masat e ashpra të kursimit mbi vendet e zhytura në borxhe që po e mbysin zhvillimin e tyre, duke vlerësuar se nuk mund të vazhdohet kështu pafundësisht, sepse populli më pas do të votonte euroskeptikët, duke shpërbërë BE-në.

