Vlora e mirëpret udhërrëfyesin me 14 qershor
Artikuj Tjerë
- PE miraton rezolutën për Kosovën, hiqet fusnota
- Integrimi i Ballkanit në BE
- Kosova nuk duhet penguar në rrugën drejt integrimeve
- Fyle: Shtyhet raporti për Kosovën e Serbinë
- BE-ja nxjerr raportet për Kosovë-Serbi-Maqedoni
- Raporti i Komisionit Evropian: Rritet tregtia me njerëz
- Zgjedhen anëtarët e parë të Parlamentit Evropian
- Cameron-Merkel vijojnë bisedimet për reformat në BE
- Kritikat ndaj zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Kroaci
- BE-ja planifikon rifutjen e vizave për vendet e Ballkanit
Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku e ka mirëpritur miratimin e vendimit nga Bashkimi Evropian për tia dhënë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Ajo gjatë një prononcimi për KTV-në, ka thënë se ata qysh para një viti i kanë përmbushur disa prej kritereve që janë dashur për marrjen e udhërrëfyesit, madje më shpejtë se sa vendet tjera të rajonit.
Kemi nxjerr pasaportat biometrike, dhe shumë kritere tjera...ka thënë ajo.
Me tutje ajo ka falënderuar BE-në se ka mbajtur fjalën se në pranverë Kosovës do ti jepet udhërrëfyesi.
Unë kam thënë që Kosovës i është dhënë kritere që vendet e rajonit e kanë përmbushur pas heqjes se regjimit të vizave, siç është riatdhesimi. Por BE-ja e mbajti fjalën dhe Kosovës i dha udhërrëfyesin në pranverë ashtu siç ka premtuar, ka thënë Çitaku.

