Tito debuton ndaj Hamburg-ut me 24 korrik

Artikuj Tjerë

30.05.2012 17:27 Tito Villanova zëvendësoi në stolin e Barcelonës Pep Guardiola-n, i cili drejtoi ekipin për herë të fundit në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao.

Trajneri i ri i Barcelonës, Tito Vilanova do ta ketë testin e parë më 24 korrik përballë klubi gjerman, Hamburg, i cili shënojë 125-vjetorin e themelimit të ekipit .

 


“Ndeshja kundër lojtarëve të një ekipi të mrekullueshëm do të shënojë përvjetorin tonë dhe u mundëson tifozëve tanë që ti shohin ata,”, ka thënë , Joachim Hilke, anëtar i bordit të klubit të Hamburgut.

 

Tito Villanova zëvendësoi në stolin e Barcelonës Pep Guardiola-n, i cili drejtoi ekipin për herë të fundit në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao.

 

Barcelona në atë ndeshje triumfoi me rezultat 3-0, ndërsa për Guardiolan ishte titulli i 14 në klubin katalonas, duke e bërë atë si trajnerin më të suksesshëm në histori.

(KosovaTimes)

Facebook Twitter