Conte rrezikon një vit skualifikim
Artikuj Tjerë
- Sekretet e Dortmundit
- Nejmar do të ishte përforcim i mrekullueshëm
- Reali në garë për Iscon
- City, ofertë të majme për Neymarin
- Ibra dhe Tiago Silva do të qëndrojnë në Paris
- Flamengo interesohet për Kakan
- Mourinho ishte i pamjaftueshëm
- Arsenal ofron 28 milionë euro për Jovetiqin
- Dua ta mbyll karrierën te Bajerni
- Dua trofe të tjerë me United
Situata e trajnerit të Juventus-it, Antonio Conte-s nuk mund të duket e rëndë në krahasim me futbollistë të implikuar që tashmë kanë përfunduar në pranga, por gjithsesi, edhe aq e lehtë nuk është.
Prokuroria e Kremone-s, lidhur me këtë çështje, ka saktësuar pas aksionit në verën e kaluar se, thjesht fakti që një person ka qenë në dijeninë e një paracaktimi rezultati, e një pakti mes klubesh apo e një trukimi, nëse ai nuk e ka denoncuar atë, atëherë është fajtor për fshehjen e një akti kriminal.
Vendimi për këtë gjest parashikon skualifikimin e lojtarit, trajnerit apo drejtuesit të një klubi me një vit, ndaj Antonio Conte bën mirë që të ketë thënë të gjithë të vërtetën e tij në deklaratat, pasi është akuzuar nga ish-lojtari i tij, Filippo Carobbio, sepse përndryshe, një vit skualifikim do të jepet automatikisht për të.

