FSK me konkurs për rekrutimin e pjesëtarëve Rezervë edhe në Deçan

Artikuj Tjerë

16.02.2012 21:57 Marrja e aplikacioneve behët në objektin e pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan , në zyrën e regjistrimit të bizneseve ne katin e parë nga data 20 Shkurt deri më 23 mars, duke filluar nga ora 09 deri në ora 12:00. Po në të njëjtën zyrë behët edhe dorëzimi i këtyre aplikacioneve.

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë  të drejtë të konkurrojnë në rezervën e FSK-së, nëse i plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin për Shërbimin e  FSK-së.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 20 Shkurt -23 mars 2012, ndërsa për të ju përgjigjur këtij konkursi ju duhet ti plotësoni këto kushte:


Të jeni shtetas i Republikës së Kosovës


Të ofroni dëshmi për kualifikimin shkollorë (shkolla e mesme për nënoficer ndërsa fakulteti për oficer)


Të dëshmoni se nuk jeni të dënuar dhe nuk jeni i ndjekur penalisht


Të jeni i moshës 18-25 vjeç për nënoficer, ndërsa 18-30 vjeç për oficer dhe mbi 30 vjeç  mund të inkuadrohet në fushat specifike.


Pos formularit që ju do të merrni dhe ta plotësoni ju duhet ti keni edhe këto dokumente :


1. Dy Foto

2. Diploma e shkollës

3. Certifikata e shtetësisë

4. Certifikata e lindjes

Një kopje e dokumentit të identifikim


Marrja e aplikacioneve behët në objektin  e pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gërvalla ’’në Deçan , në zyrën  e regjistrimit të bizneseve ne katin e parë  nga dt. 20 Shkurt deri më 23 mars, duke filluar nga ora 09 deri në ora 12:00. Po në të njëjtën  zyrë behët edhe dorëzimi i këtyre aplikacioneve.


Të gjithë ju që i plotësoni këto kushte pa dallim të gjinisë femërore apo mashkullore mos e humbisni rastin të jeni Pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ti shërbeni vendit tuaj.

Për më shumë informata kliko në ueb-faqen e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës

www.mksf-rks.org


(KosovaTimes)



 

Facebook Twitter