Turqia shpall Rugovën Doctor Honoris Causa
Artikuj Tjerë
- Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, kushti kryesor
- Vazhdon telenovela e kardiokirurgjisë në QKUK
- Vuçiq akuzon Prishtinën se kërkon ndryshimin e Marrëveshjes
- Nesër takimi i radhës Thaçi-Daçiq
- Vazhdon procesi gjyqësor për Rastin Medikus
- Rasmussen: NATO është e gatshme të kontribuoj në vazhdimin e dialogut
- Kosova në qendër të medias gjermane
- Aksident, përfshihen katër automjete, shtatë të lënduar
- Kushtetuesja lejon mjekët të punojnë në sektorin publik e privat
- Çollaku: Shumë afër marrëveshjes
Senati i Universitetit Publik të Turqisë, Eskisehir Osmangazi Universitesi, në mbledhjen e mbajtur më datën 30.5.2012, ka marr vendim që rektorit të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Mujë Rugova të i ndahet titulli Doktor Honoris Causa nga ky universitet.
Siç njoftoi Univeristeti i Prishtinës, në vendimin e Senatit të Universitetit turk, thuhet se Rektorit të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Mujë Rugova, i ndahet titulli Doktor Honoris Causa për:
- Kontributin e tij dhënë në fushën e arsimit të lartë dhe menaxhim cilësor,
- Kontributin e nënshkrimit dhe jetësimit të marrëveshjeve në mes të Universiteteve turke dhe Universitetit të Prishtinës,
- Nënshkrimin dhe jetësimin e marrëveshjes me qëndren për kulturë Yunus Emre
- Kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Turqi.
Vendimi i është dërguar ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara dhe ajo sot e ka dërguar në Universitetin e Prishtinës.
Universiteti Osmangazi Universitesi është një nga universitetet më prestigjioze të Turqisë i cili shquhet dhe është i njohur për arritjet në fushën e mjekësisë dhe farmacisë.
Në këtë universitet publik, studiojnë më shumë se 20 mijë studentë.
Dhënia e titullit Doktor Honoris Causa rektorit të UP-së, prof. dr. Mujë Rugova, është një nga pasqyrimet e mira qe i është bërë Universitetit të Prishtinës në aspektin ndërkombëtar gjatë menaxhimit të UP-së nga rektori Rugova, njofton UP.
Po ashtu ky titull pasqyron cilësin menaxhuese dhe imazhin pozitiv qe është krijuar për Universitetin e Prishtinës nga ana e prof. dr. Mujë Rugovës, si rektor i këtij universiteti, thuhet në komunikatë.
(KosovaTimes)

