Ushtarët u plagosën me snajper
Artikuj Tjerë
- Të gjitha shkollat duhet ta pastrojnë Kosovën
- EULEX fillon intervistimin e Grupit të Drenicës
- Nazmi Mustafit e të tjerëve 13 vjet e gjysmë burgim
- Krasniqi: Trepça smund të privatizohet pa vendosur Kuvendi
- Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet në Irlandë
- Strukturat serbe të inteligjencës smund të jenë pjesë e AKI-së
- Nesër duhet të konfirmohet pranimi i tekstit të planit
- Hoxhaj ngushëllon sekretarin Hague, pas vrasjes në Londër
- Deputetë të Serbisë ia mësyjnë Kosovës
- Zbatimi deri në fund të vitit
Akti i largimit të barrikadave në veri ka qenë për të përmirësuar lirinë e lëvizjes për të gjithë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki, i cili ka thënë se plagosja e dy ushtarëve u bë për shkak të qitjes me snajper nga një pikë.
Ai tha se njëri është trajtuar në Bondstill, cili është liruar pas trajtimit.
Ne e dënojmë këtë akt të dhunës. Do ta theksoj edhe një herë, ata janë goditur nga snajperët dhe ne kemi reaguar dhe e kemi çaktivizuar këtë pikë dhe nuk mund të gjuhet më, ka thënë Novicki, në një intervistë për RTK-në.
Ai tha se sot kanë bërë një hap të madh, pasi këto kanë qenë dy barrikadat e fundit që kanë penguar lirinë e lëvizjes.
KFOR-i është për sigurimin e mjedisit dhe për ta bërë të sigurt, dhe ne do ta bëjmë këtë, ka thënë ai.
Me tutje ai u shpreh se nëse sulmohen nga cili do grup, ata do të mbrohen.
++++++++++++++++
Ministria gjermane e Mbrojtjes ka konfirmuar se dy ushtarët e plagosur sot, gjatë operacionit për heqjen e njërës nga barrikadat në veri të Kosovës, janë pjesë e kontingjentit gjerman të KFOR-it, ka mësuar KosovaTimes.
Mësohet se njëri nga paqeruajtësit, i plagosur në krah gjatë aksionit për largimin e barrikadave, po trajtohet në spitalin ushtarakë të KFOR-it në Bondsteel, ndërsa tjetri me lendime në veshin e djathtë është liruar.
KFOR-i ka gjithashtu ka njoftuar se lajmet e komunikuara në disa media për plagosjen e katër ushtarëve dhe kidnapimin e një ushtari të saj janë të pavërteta.
(KosovaTimes)






