KFOR-i konfirmon plagosjen e dy ushtarëve

Artikuj Tjerë

01.06.2012 14:02 KFOR-i konfirmon se dy paqeruajtës janë plagosur sot gjatë operacionit për heqjen e njërës nga barrikadat në veri, si dhe ka demantuar lajmin, e botuar në disa media, se është kidnapuar një ushtar i saj.

KFOR-i ka konfirmuar para pak çastesh se dy ushtarë janë plagosur sot, gjatë operacionit për heqjen e njërës nga barrikadat në veri të Kosovës të vendosura nga serbët. 


Sipas komunikatës për media, të lëshuar nga KFOR-i, trupat paqeruajtëse do ti mbajnë pikat e kontrollit në këtë zonë, deri sa të përmirësohet situata atje.

KFOR-i gjithashtu sapo ka njoftuar, se lajmet e komunikuara në disa media, për plagosjen e katër ushtarëve dhe kidnapimin e një ushtari të saj, janë të pavërteta.

Facebook Twitter