Mali i Zi hap ambasadën në Kosovë

Artikuj Tjerë

31.05.2012 21:13 Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën në Republikën e Kosovës. Kështu kanë thënë sot zyrtarët qeveritar malazez në mbledhjen e qeverisë.

Qeveria malazeze ka vendosur që të hap ambasadën e saj në Kosovë.

“Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, është thënë në mbledhjen e Qeverisë malazeze, transmeton REL.

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë ende se kur do t’i shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina.
 

Facebook Twitter