FSK zhvilloi trajnimin me helikopterë
Artikuj Tjerë
- Zgjedhjet komunale në tërë territorin e Kosovës
- Daçiq: Serbia do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit
- Marrëveshja serbe për Trepçën, cenim i integritetit
- The Telegraph: Marrëveshja Rama - Blair mund të kushtojë miliona
- Nysret Kelmendi zëvendëson Ilir Mirenen në PDK të Kastriotit
- Serbët e veriut sërish me Vuçiqin
- Daka: Ndëshkim për ata që shkelin ligjin
- Nikoliq i thotë Westerweles se Serbia spremton kot
- Rektorati i UP-së i ka borxh Qendrës së Studentëve 55 mijë euro
- Westerwelle: Zbatimi i marrëveshjes, kushti kryesor
Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe kontingjenti turk i KFOR-it, për dy ditë, kanë kryer trajnime të përbashkëta, me helikopter, në terrenin e Kazermës New Borntë FSK-së, në Gjilan.
Në këtë ushtrimin kanë marrë pjesë tridhjetë e katër pjesëtarë të FSK-së, 21 pjesëtarë nga Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) si dhe 13 pjesëtarë nga Njësia Ndërlidhëse e Reagimit të Krizave (NJNRK), është thënë në një komunikatë për media nga FSK-ja.
Po ashtu në këtë komunikatë është thënë se trajnimi ka filluar më 28 maj dhe ka përfunduar më 29 maj 2012, kurse temat më të rëndësishme kanë qenë; plotësimi i kërkesë për evakuim mjekësor, ngritja dhe zbritja me pacientë nga helikopteri, përzgjedhja dhe përgatitja e terrenit për aterrim, etj.
Për të përcjellë nga afër trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së, mori pjesë edhe komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Ilaz Dërguti, me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast, kolonel Dërguti ka falënderuar pjesëtarët (pilotët) e KFOR-it turk, majorin Ozcan Kuzeyi dhe ndihmësit e tij, për angazhimin dhe punën e palodhshme që po bëjnë për trajnimin dhe aftësimin e pjesëtarëve të FSK-së, për tu dalë në ndihmë qytetarëve, në raste emergjente, ndërsa i ka inkurajuar pjesëtarët e FSK-së, për trajnime sa më cilësore dhe të jenë të vëmendshëm, pasi është hera e parë që pjesëtarët e FSK-së, po marrin pjesë në një ushtrim të tillë.
Pas përfundimit të ushtrimit, të gjithë pjesëtarët e FSK-së, janë pajisur me certifikata.
(KosovaTimes)

