Mision i ri i Pacollit në Eritre

Artikuj Tjerë

10.02.2012 14:11 Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka nis përgatitjet për një udhëtim të ri në Eritre. Ai synon që nga burgjet e këtij shteti tani ta nxjerr gazetarin suedez Dawit Isaak i cili ndodhet i burgosur tash e dhjetë vite.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli pritet të udhëtojë edhe njëherë drejt Eritre-as. Pas lirimit të pilotit shqiptaro-amerikan James Berisha i cili u mbajt në burgjet e këtij shteti afrikan disa muaj, Pacolli synon të bëjë edhe një të mirë – ta nxjerr nga burgu gazetarin suedez Dawit Isaak , i cili mbahet i burgosur atje qe 10 vite.

Këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka konfirmuar për KosovaTimes.net se kabineti i zëvendëskryeministrit ka nisur përgatitjet për misionin e ri të Pacollit në Eritre.

“Gjatë angazhimit të zëvendëskryeministrit Pacolli për lirimin e James Berishës, jemi njoftuar edhe për rastin e gazetarit suedez Dawit Isaak . Zëvendëskryeministri Pacolli ka vendosur që të angazhohet edhe në rastin e gazetarit i cili qe 10 vite gjendet në paraburgim në Eritre”, ka thënë Zyberaj duke shtuar se ky angazhim i Pacollit vjen krahas angazhimeve të tij për njohjet e reja.

Sipas Zyberajt, Pacolli është inkurajuar për gazetarin suedez edhe nga komisionerja e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom (e cila është suedeze), gjatë vizitës që ajo kishte në Kosovë.

Shkrimtari, dramaturgu dhe gazetari i njohur Dawit Isaak është me prejardhje nga Eritre, por në vitin 1992 ai ka marrë nënshtetësinë suedeze. Qeveria aktuale e Eritre-së e ka arrestuar atë në vitin 2001 për shkak se ai kishte kërkuar reforma demokratike.

(KosovaTimes)

 

Facebook Twitter