Asnjë dyshim për Sahit Jasharin

Artikuj Tjerë

07.01.2012 08:08 Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka asnjë dyshim zyrtar për ish-themeluesin e UÇK-së Sahit Jashari që mediet serbe e lidhën me grupine Zvonko Veselinoviqit.

Gazeta “Epoka e re” ka kërkuar shpjegime nga Policia e Kosovës lidhur me disa shkrime që dolën nëpër mediet serbe dhe pastaj rrodhën nëpër disa nga mediumet tona, të cilat e lidhnin ish-themeluesin e UÇK-së Sahit Jasharin me klanin e Zvonko Veselinoviqit.

Zëdhënësi i drejtorisë Rajonale të policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, demantoi shkrimet e tilla, duke thënë se Sahit Jashari nuk është në listën eatyre që hetohen nga policia.

“Nuk ka snjë dyshim zyrtar plicor për Sahit Jasharin për sa  iu përket spekulimeve të medieve serbe, me të cilat janë marrë edhe disa medie të Kosovës, lidhur me kontrabandën në veri”-i ka deklaruar Hoti, “Epokës”.

Besim Hoti ka shtuar se asnjë element i këtyre spekulimeve mediale nuk ka dalë nga policia kosovare, ndërsa ka bërë me dije se nuk di asgjë për atë se a është i përfshirë Sahit Jashari nëpër hetime të EULEX-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Kryetari i Organizatës sëVeteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se përmendja e emrit të Sahit Jasharit për veprimtasri kriminale në veri është një përpjekje për njollosjen e luftës së UÇK-së, por sipas tij askush në botë nuk mund ta njollosë këtë luftë.

Sahit  Jashari është nga luftëtarët e parë të UÇK-së, ndërsa i takonte njerëzvenga grupi i Adem Jasharit.

(KosovaTimes)



 

Facebook Twitter