Policia po heton shkaqet e të shtënave

Artikuj Tjerë

10.11.2011 11:30 Serbi Savo Mojsiq ka vdekur dje gjatë operacionit kirurgjik disaorësh që u bë për shpëtimin e jetës së tij, pasi më parë u plagos rëndë gjatë të shtënave te “Kroi i Vitakut”.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për ndriçimin e incidentit të armatosur te “Kroi i Vitakut”, i cili i mori jetën serbit Savo Mojsiq, ndërsa gjatë të cilit u plagosën edhe dy banorë të tjerë të atjeshëm, edhe ata të këtij nacionaliteti.

Savo Mojsiq vdiq dje gjatë një operacioni kirurgjik, pas disa orësh përpjekje për t’ia shpëtuar jetën-ka njoftuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Besim Hoti.

Burime policore i kanë deklaruar AP-së se po hetohet se çfarë e shkaktoi këtë incident dhe kush shtiu me armë zjarri.

Qeveria e Kosovës ka dënuar përleshjet e djeshme duke bërë thirrje për qetësi. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe presidentja Jahjaga, duke e quajtur këtë akt dhune, të papranueshëm.

Tensionet në veri, edhe pa këto zhvillime kanë qenë mjaft të larta.

(KosovaTimes)



 

Facebook Twitter