Qeni që mbanë gjallë 3 vjeçaren (Foto)
Artikuj Tjerë
- Lotus me një supermakinë të zbuluar
- Kjo është BMW M8
- Ford ndalon prodhimin në Australi më 2016
- Në shtator, gati iPad 5
- Skulptura 3D prej sheqeri
- NASA teston navigatorin për kozmosin e largët
- Dërgimi i parave përmes Google
- 2013 - Viti më i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të smartfonëve
- Apple dëshmon para Senatit amerikan
- Aston Martin zbulon konceptin CC100
Historia prekëse u botua ditën e dielë në shtypin anglez. Qeni i racës labrador është i stërvitur që të ndiejë me nuhatjen rënien e nivelit të sheqerit në gjak dhe kështu sinjalizon prindërit e Faith Wilson sa herë që ajo ka nevojë për sheqer.
Gjatë mbrëmjeve ishte një makth i vërtetë për mua. Ndodhte të pësoja atak paniku disa herë gjatë natës dhe vrapoja për tek dhoma e vajzës, e tmerruar e duke shpresuar që të ishte ende gjallë, rrëfeu nëna e së miturës, Sarah Wilson.
Nëse niveli i sheqerit në gjakun e Feith do të ulet përtej një kufiri, ajo mund të kalojë në koma dhe mund të vdesë.
Është një sëmundje shumë e vështirë për tu menaxhuar. Praktikisht, ime bijë duhet të jetojë pa një organ jetik dhe do të ketë nevojë për përkujdesje gjatë të gjithës jetës. Më vonë do të jetë më e thjeshtë, pasi mund të ndërgjegjësohet për nevojat e saj, por pa këtë qen, realisht nuk do të dinim si do tia kishim dalë, shtoi Zonja Wilson.
Sipas të dhënave shkencore, përpara se të nisë rënia e sheqerit nën një nivel të pranueshëm, trupi pëson disa ndryshime metabolike, që transmetojnë edhe një erë të pandjeshme për njeriun.
Megjithatë, një qen i stërvitur është në gjendje që të shquajë aromën dhe të sinjalizojë personat e tjerë, ashtu siç është mësuar në stërvitje.





